ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Presidenti Topi priti Komandantin e Forcės sė Bashkuar Aleate nė Napoli, Admiralin Ficxherald

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
W0rM
Admin
Admin


Numri i postimeve : 15
Join date : 22/02/2008

MesazhTitulli: Presidenti Topi priti Komandantin e Forcės sė Bashkuar Aleate nė Napoli, Admiralin Ficxherald   Sat Feb 23, 2008 2:24 am

Presidenti Topi pasi falenderoi Admiralin Ficxherald pėr ndihmesėn dhe mbėshtetjen e vazhdueshme tė NATO-s, pėrshkroi vullnetin dhe dėshirėn jo vetėm tė forcave politike, por edhe tė mbi 90% tė shoqėrisė shqiptare pėr t’u anėtarėsuar nė Aleancėn e Atlantikut Verior, vuri nė dukje arritjet dhe transformimin e Forcave tona tė Armatosura nė drejtim tė rritjes sė kapaciteteve, aftėsisė profesionale dhe operuese si dhe pjesėmarrjes mjaft aktive dhe tė frutshme nė operacionet paqeruajtėse anembanė botės.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipėria po pėrpiqet dhe ka arritur suksese nė plotėsimin e standardeve integruese nėpėrmjet reformave tė thella si ajo nė gjyqėsor dhe zgjedhore, rritjes sė buxhetit pėr forcat e armatosura deri nė 2% tė GDP-sė, mbizotėrimin e njė fryme tė re konsensusale nė politikė pėr pėrfundimin e reformave tė nevojshme, duke shpresuar nė marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nga Samiti i ardhshėm i NATO-s, qė do tė mbahet nė prill nė Bukuresht.

Presidenti Topi paraqiti edhe qėndrimin e Shqipėrisė pėr situatėn nė rajon, ku vlerėsoi lart maturinė e autoriteteve dhe shoqėrisė kosovare gjatė procesit tė shpalljes sė pavarėsisė dhe krijimin e shtetit mė tė ri tė Europės – njė shteti demokratik dhe shumėetnik, ku respektohen tė drejtat e tė gjithave pakicave nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Presidenti Topi dėnoi qėndrimet ekstremiste dhe aktet e dhunshme qė vijnė nga qarqe ultra-nacionaliste dhe nėnvizoi faktin se rruga dhe e ardhmja e vetme pėr tė gjithė vendet e Ballkanit Perėndimor ėshtė integrimi nė familjen e madhe euroatlantike.

Admirali Ficxherald u shpreh se arritjet pozitive dhe transformimet e dukshme nė Shqipėri dhe tė Forcave tona tė Armatosura bėjnė qė vendi ynė tė jetė gati pėr anėtarėsim nė NATO, sidomos po tė kihet parasysh kontributi i madh dhe i rėndėsishėm i paqeruajtėsve tanė nė Bosnje, Irak, Afganistan, nė Operacionin “Active Endeavor” pėr paqen dhe sigurinė jo vetėm rajonale, por edhe globale. Admirali Ficxherald vlerėsoi lart rolin moderues dhe pozitiv tė Shqipėrisė dhe vetė Presidentit Topi nė rajon si dhe pėr zgjidhjen me qetėsi dhe pėrgjegjshmėri tė ēėshtjes delikate tė statusit tė Kosovės dhe tė ruajtjes sė qėndrueshmėrisė afatgjatė nė Ballkan.
/F.F./Liria
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Presidenti Topi priti Komandantin e Forcės sė Bashkuar Aleate nė Napoli, Admiralin Ficxherald
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: AlbaFresh Design :: Program T3eja-
Kėrce tek: