ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kjo Eshte Nje Loj E Cila Luhet Keshtu:

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
CraCker-Adi
V.I.P.
V.I.P.


Numri i postimeve : 44
Join date : 22/02/2008

MesazhTitulli: Kjo Eshte Nje Loj E Cila Luhet Keshtu:   Sun Feb 24, 2008 3:17 am

--------------------------------------------------------------------------------

Tensioni i larte i gjaku- hipertensioni

DY LLOJE HIPERTENSIONI

Reth 10% e rasteve me hipertension jane resultat I nje problemi tjeter, si psh: semundje veshkash, tumor adrenal, ngushtim I aortes etj, etj.
Ne keto raste hipertensioni quhet DYTESOR sepse vjen si pasoje e nje semundje tjeter. Ne keto raste kur semundja tjeter qe shkakton hipertensionin zhduket edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashke me te.
Tipi tjeter I hipertensionit quhet HIPERTENSION KRYESOR. Ky lloj hipertensioni prek 90% te te semureve me hipertension.shkaktari I tij ende nuk njihet. Por besohet se eshte rezultat I shume faktoreve si : trashegimia, mbipesha, menyra e te ushqyerit, mungese e aktivitetit fizik etj.

SIMPTOMAT

Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrases I fshehte” sepse shpesh mbetet I padiagnostikuar. Ka njerez qe as qe e kane marre vesh ndonje here se kane patur hipertension. Semundja perkeqsohet gradualisht dhe dhe kjo ndodh gjate nje periudhe te gjate kohore dhe jo brenda pak ditesh prandaj eshte e veshtire qe te kuptohet nga vete personi qe ne fillim.
Megjithate ka disa simptoma te hershme qe mund ti kujtohen cdo personi me hipertension:

• Dhimbje koke, sidomos ne mengjes.
• Veshet te gumezhijne ( te bejne zzzzzz).
• Marramendje .
• Nganjehere gjak nga hundet.
• Depresion, pa e ditur shkakun.
• Personi nxehet pothuajse kot se koti.
• Skuqje e fytyres.
• Ndjenje te fikti.

TRASHEGIMIA DHE TENDENCA PER HIPERTENSION

Trashegimia ndikon ne nje fare mase ne cdo aspekt te shendetit tone. Qe nga personaliteti dhe sjellja deri tek mundesia per te pasur kancer.
Po me hipertensionin, cfare ndikimi ka trashegimia?
Deri 10 vjet me pare ne kujtonim se hipertensioni eshte nje karakteristike e trasheguar e njeriut. Keshtu nuk e kishe te veshtire te gjeje ne te njejten familje persona me hipertension ne cdo brezni. Por sot shkenca ka ecur shume dhe ne dime me shume per trashegimine e hipertensionit.

Ka popuj dhe fise te ndryshem ne bote sidomos ne vendet e pazhvidhuara ku hipertensioni nuk egziston. Vetem 1-2 % e popullsise kane hipertension qe ne fakt eshte Hipertension Dytesor. Pra vjen si pasoje e nje semundje tjeter. Meqenese keta popuj nuk semuren me hipertension kryesor, ne mund te konkludojme gabimisht se ata jane gjenetikisht te shendoshe persa I perket hipertensionit.
Por nese ne studiojme individe me prejardhje nga keto popuj e fise, te cilet jetojne ne perendim( Amerike , Evropa perendimore, etj) do te verejme se nje e treta e tyre kane hipertension dhe pikerisht hipertension kryesor nga e cila vuajne shumica e te semureve me hipertension. Nga keto te dhena ne konkludojme se individet trashegojne nje prirje per te zhvidhur hipertension. Qe kjo prirje per hipertension te behet hipertension me plot kuptim e fjales duhet nje faktor I jashtem qe si te thuash ndez barutin. Ky faktor gjendet ne mjedisin ku jetojme dhe eshte USHQIMI.
Popujt dhe fiset qe ne fillim gabimisht mendoheshin si me imunitet ndaj hipertensionit ne te vertete hane ushqime qe nuk e kthejne prirjen e trasheguar per hipertension ne semundjen e hipertensionit. Pra nuk e ndezin dot barutin sic thame me pare.
Nje semundje e ngjashme eshte Alkolizmi.
Personat alkolike e kane trashegim prirjen per tu bere alkolike por nese ata I le ne nje ishull ku ska alkool fare ata nuk do te behen kurre alkolike.
Menyra e te ushqyerit sot ka ndryshur shume po ta krahasosh me 100 vjet me pare.
Te paret tane konsumonin rreth 50 gram sheqer ne dite nga te cilat 34 gram ishin sheqer qe ata e shtonin vete si tek kafja caji persheshi I qumeshtit etj.
Sot ne konsumojme rreth 125 gram sheqer ne dite nga te cilat 32 gram I shtojme vete ndersa 93 gram qe mbeten gjenden ne ushqimet qe hame.
Po keshtu ndodh me yndyrnat dhe shume perberes te tjere qe kur jane me shumice na shkaktojne probleme.
Por perberesi qe shkakton me shume problem ne rastin e hipertensionit eshte Kripa.
100 vjet me pare ne konsumonim 4 gram kripe ne dite. Sot ne konsumojme mbi 8 gram ne dite.
Ka nje shprehje qe pershkruan menyren tone te te ushqyerit: NE JETOJME NE NJE DET ME SHEQER, NE TE CILIN KA ISHUJ ME YNDYRE, MBI TE CILET KA PEME ME KRIPE.
Shume njerez duket sikur se kane problem nje menyre te tille te ushqyeri se jane te rinj. Por 75% e personave mbi 60 vjec kane hipertension. dhe nje ne cdo pese vdekje te moshave mbi 65 vjec eshte si pasoje e infarkt ne zemer, tromboze ose shkaqe te ngjashme.
Ushqimet natyrore qe njerezit hanin dikur jane ato me te cilat njeriu u zhvidhua per mijra vjet. Ato nuk kane permbajtje te tepruar kripe, yndyre apo sheqeri se jane thjesht natyrale. Ushqimet sot jane te shumellojshme por ato jane ne te njejten kohe shume te demshme per ne. embelsirat e ndryshme prej te cilave na shkon goja leng kur I shohim nuk vecse “bomba me sahat 2” per trupin per shkak te sheqerit me shumice qe kane. Konservat e ndryshme, djatherat, gjellerat me yndyre hyjne ne po te njejtin arsenal vdekjeprures per shkak te yndyres dhe sidomos kripes se tepert qe kane.
Metabolizmi I njeriut sot eshte i pershtatur per ushqimet e dikurshme natyrale.
Sot ne, pa pritur e pa kujtuar e ndryshojme menyren e te ushqyerit me sasi te medha sheqeri, yndyre dhe kripe. Sigurisht qe metabolizmi yne nuk I konsumon dot gjith keto teprica dhe prandaj me pas ne kemi probleme.

EKUILIBRI MIDIS POTASIUM-it DHE SODIUM-it.

Nga kerkimet e shkencetarit Dahl ne kemi mesuar se fajtori kryesor ne shkaktimin e hipertensionit eshte kripa. Doktoret e dine tashme ndjeshmerine e vecante qe kane disa paciente me hipertension. Ne keto paciente nese nderpritet sasia e madhe e kripes qe ata marrin ne ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e keshilluar e kripes eshte 800 miligram ne dite (miligram dhe jo gram, o mik).
Por ne shumicen e rasteve me hipertension ulja e konsumit te kripes (sodiumit) nuk mjafton.
Ata duhet te respektojne raportin e potasiumit ( ju a sqaroj me vone Potasiumin) me sodiumin per te arritur rezultate pozitive. Raporti duhet te jete I tille qe sasia potasiumit te jete tre here me e larte se sasia e sodiumit . Pra ushqimet qe konsumojme duhet te kene tre here me shume potasium se sa sodium. Ne kane 4 here ose 5 ose edhe me shume aq me mire. Por nuk duhet qe te zbresin poshte 3 se ndikon shume negativisht ne hipertensionin. Psh ushqimi qe ka 2 here me shume potasium se sa kripe eshte I demshem. Nese ka sasi te barabate ose me shume sodium se potasium eshte akoma me keq.
Pershembull: ne nje konserve mishi ka 1050 miligram kripe dhe 140 miligram potasium. Ky raport ku kripa eshte ne nivel shume me te larte se potasiumi eshte shume I demshem.
Raporti qe diskutuam I potasiumit me kripen duhet pra te jete 3 me 1. ky raport quhet nga shkencetaret Faktori K. pra faktori K duhet te jete 3 ose me I larte se 3.

Vereni shembujt ne tabelen e meposhteme:
Lloji I ushqimit Sasia e kripes ne miligram Sasia e potasiumit ne miligram Faktori K Resultati
Fruti I molles 2 120 60 Teper pozitiv
Misri 1 280 280 Teper teper pozitiv
Embelsire me fruta 210 120 0.57 Teper negativ
Konserve mishi 1050 140 0.13 Teper teper negativ
Biftek pa dhjame nga furra pa kripe pa vaj 56 390 7 pozitiv
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kjo Eshte Nje Loj E Cila Luhet Keshtu:
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat | Natyrore :: Biologjia-
Kėrce tek: