ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 14 menyra per te jetuar me gjate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Naji-3nt



Numri i postimeve : 95
Join date : 13/04/2008

MesazhTitulli: 14 menyra per te jetuar me gjate   Wed Apr 16, 2008 10:09 am

1- Mos flini me orar tė zgjatur

Ky ėshtė njė faktor i cili nuk duhet nėnvlerėsuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orėt e rekomanduara mund ta reduktojė jetėn nė mėnyrė tė dallueshme nga ata persona qė zbatojnė njė orar tė pranuar gjumi. Studimet kanė treguar se personat qė flenė mė shumė se tetė orė nė natė, kanė njė rast mė tė madh vdekjeje nga sėmundje tė ndryshme sesa nė rastet normale. Por edhe vonesat e natės, party-t nuk i bėjnė mirė shėndetit. Studimet thonė se, mė pak se katėr orė gjumė dhe pagjumėsia shtojnė rrezikun pėr vdekje. Njerėzit tė cilėt flenė midis gjashtė dhe shtatė orėve pėr natė kanė mundėsinė pėr tė jetuar mė gjatė.

2- Bėni jetė e kėnaqshme seksuale

Ky faktor nuk ka shumė nevojė pėr koment sepse tė gjithė e dimė se seksi ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė dhe rrit jetėgjatėsinė. Duke iu mbėshtetur studimeve, seksi nuk nėnkupton thjesht njė ritual tė ndjekur, por ka tė bėjė me krijimin e njė intimiteti, situate tė kėndshme qė i shton jetės edhe kėnaqėsitė seksuale. Nė kėtė mėnyrė shmanget stresi, ndiheni mė tė lumtur dhe mė tė pėrmbushur, tė gjithė kėta faktorė mbajnė nė normėn e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnė nga sėmundjet e ndryshme tė zemrės. Kėto studime u publikuan nė prill 2004 nė njė gazetė amerikane dhe treguan se “frekuenca e njė ejakulacioni tė lartė redukton rrezikun e kancerit tė prostatės”.

3- Mbani kafshė shtėpie

Njerėzit tė cilėt mbajnė kafshė shtėpie, veēanėrisht qen, janė mė pak tė stresuar dhe janė ata qė shkojnė mė pak pėr vizitė te psikologėt e tyre, nė krahasim me ata qė nuk mbajnė kafshė shtėpie. Rastet e mbijetesės nga ataku i zemrės te personat qė mbajnė kafshė shtėpie janė 12 pėr qind mė tė larta, sesa ata njerėz qė nuk mbajnė asnjė kafshė nė shtėpitė e tyre. Kafshėt shtėpiake dihet se kanė presionin mė tė ulėt tė gjakut dhe kjo ndikon edhe tė ata qė rrinė pranė me kėto kafshė. Arsyet e kėtij ndikimi janė tė lidhura me faktorė psikologjikė, si ėshtė fakti qė prania e njė kafshe shtėpiake shmang vetminė dhe depresionin, tė bėn tė qeshėsh nė disa raste e tė luash me to, si dhe tė ushtrohesh apo tė dalėsh pėr shėtitje.

4- Bėni ēdo vit analizat e gjakut

Sipas njė studimi tė bėrė, ėshtė testuar se rreth gjysma e tė sėmurėve me sėmundje zemre, e cila mban numrin 1 pėr vdekjet nga sėmundjet nė USA, kanė nivel normal tė kolesterolit, i cili ngre dyshime tė shumta mbi rrezikun qė sjell mostestimi i tij i herėpashershėm nė sėmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnė nėse ruhet apo jo nė normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartė i kolesterolit shkakton 90 pėr qind tė rasteve me sėmundje zėmre. Rezultatet e testimit mund tė rregullohen me ndėrhyrje mjekėsore apo dieta tė ndryshme tė kėshilluara nga mjeku.

5- Tė ardhura mė tė larta

Sipas statistikave tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Shėndetėsisė, 24% e amerikanėve tė ardhurat e familjeve tė tė cilėve janė mė pak se 20 000 $, janė tė prekur nga sėmundjet kronike, ndėrsa vetėm 6 % e njerėzve me njė sasi tė ardhurash prej 75 000 $ ose mė shumė e kanė kėtė problem. Zakonisht grupet e popullatės qė kanė mė shumė probleme me shėndetin, kanė tė ardhura mė tė ulėta dhe mė pak edukim. Njė shpjegim mė i plotė tregon se tė ardhura mė tė larta lejojnė njė jetėsė mė tė mirė, tė shėndetshme dhe tė qetė. Edhe pse puna herė pas here shkakton stres, njė pagė e kėnaqshme jo vetėm e justifikon atė, por edhe rrit tė ardhurat e mundėsinė pėr njė dietė tė shėndetshme.

6- Lini duhanin

Tė thuash se pirja e duhanit i bėn keq shėndetit ėshtė pak. Duhani ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė shumė sėmundjeve tė mushkėrive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund tė sjellė mundėsinė pėr tė pasur kancerin e prostatės. Po ashtu burrat nė moshė tė mesme qė pinė duhan nė mėnyrė tė tepruar kanė mundėsinė pėr tė pasur forma mė tė ndėrlikuara tė kancerit tė prostatės. Meshkujt qė nuk pinė duhan e reduktojnė nė 50 pėr qind rrezikun e kancerit tė prostatės. Sipas studimeve tė bėra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanė nė dorė” vdekjen nė moshė tė hershme tė shumė duhanpirėsve.

7- Shmangni mėrzitjen

Studimet e bėra nga Johns Hopkins nė vitin 2002, treguan se meshkujt tė cilėt zemėrohen shpejt apo shfaqin shenja tė dukshme mėrzie si kundėrpėrgjigje ndaj stresit, janė rreth tri herė mė tepėr mė tė prekur nga rreziku i zhvillimit tė sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės, nė krahasim me meshkujt tė cilėt paraqesin pėrgjigje me zemėrim mė tė ulėt ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herė pėr tė pėsuar atak pas moshės 55-vjeēare. Njė shpjegim i mundshėm ka tė bėjė me lidhjen mes zemėrimit dhe presionit tė lartė tė gjakut, tė cilėt sė bashku shtojnė nivelin e stresit te njė individ. Njė kėshillė: Pranojeni mėrzinė si tė pashmangshme, pas pak stresi do tė rrokulliset poshtėė nga supet tuaja.

8- Konsumoni antioksidantėt

Antioksidantėt, substanca tė gjendura nė ushqime tė ndryshme nga kanella deri te boronica, mund tė largojnė radikalet e lira, tė cilat janė bashkime tė paqėndrueshme me natyrė kimike, tė cilat luajnė njė efekt pėrshpejtues nė pjekurinė e qelizave. Para se tė vepronte ky antioksidant kėto radikale tė lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon nė shmangien e shumė sėmundjeve, si dhe nė luftimin e kancerit.

9- Njė martesė e lumtur

Njė martesė e lumtur do tė thotė mė pak stres, mė shumė bashkėbisedim dhe qetėsi. Kėto tė gjitha sjellin njė jetė tė shėndetshme pa shqetėsime. Po “martesė e lumtur” lidhet dhe me mundėsitė gjenetike, pra me pjellorinė. Jetėgjatėsia e gjeneve ėshtė e trashėguar, po ashtu edhe aftėsia e tyre pėr t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund tė kenė fėmijė nė disa raste, janė ata qė vijnė nga prindėr qė zotėrojnė gjene nė jetėgjatėsi.

10- Jetė aktive me ushtrime

Sapo tė ēoheni nė mėngjes, njė vrap i lehtė do tė rregullonte sistemin e frymėmarrjes dhe do tė normalizonte presionin e gjakut. Jo vetėm qė ushtrimet gjimnastikore iu mbajnė nė peshė, por ndikojnė edhe nė shėndetin kardiovaskular, nė sekretimin e hormoneve tė ndryshme tė nevojshme pėr energjinė trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni mė tė relaksuar, tė qetė dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotė: “Nėse nuk e pėrdor atė qė zotėron, do ta humbėsh.” Personat tė cilėt janė aktivė nė jetėn e pėrditshme, ndihen mė mirė, janė mė tė shėndetshėm dhe jetojnė mė gjatė.

11- E qeshura tė zgjat jetėn

E qeshura redukton nivelin e hormoneve qė nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjėndrat endokrine dhe nė disa raste pengojnė qarkullimin normal tė gjakut. Tė qeshėsh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinė e herėpashershme, sepse ushqimi i shpeshtė shkakton mbipeshė dhe sėmundje tė ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh mė mirė, mė e lumtur dhe e qetė. Individėt tė cilėt e shihnin jetėn me njė vėshtrim pozitiv janė probabilisht mė pak tė stresuar, mė tepėr tė zėnė me punė qė i mbushin me harmoni, janė mė tė qetė dhe mė tė shėndetshėm.

12- Ruani peshėn normale

Pėr njerėzit tė cilėt janė mbipeshė apo obezė, jeta ėshtė gjithmonė nė rrezik. Ata janė nėn presionin e sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės apo tipave tė ndryshme tė kancerit, kanė rrezikun mė tė lartė pėr tė zhvilluar Tipin 2 tė diabetit. Mėnyra mė e mirė pėr tė mos kaluar nė mbipeshė ėshtė njė dietė e shėndetshme dhe ushtrimi i njė aktiviteti tė nevojshėm fizik. Sipas ekspertėve, nuk ėshtė e rėndėsishme tė dish tė dobėsohesh, por tė mundohesh tė mos shėndoshesh.

13- “Menaxhoni” stresin tuaj

Gjithkush ėshtė nėn stres pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, si nga njė punė e lodhshme, njė provim, njė grindje e lehtė apo edhe nga lodhjet e pėrditshme. E rėndėsishme ėshtė qė gjithsecili tė dijė ta menaxhojė atė. Ēelėsi ėshtė qė tė njihni faktorėt qė e rėndojnė ditėn tuaj dhe tė gjeni mėnyrėn si t’i lehtėsoni ato. Stresi shkakton nivel tė lartė tė kortizolit, pagjumėsi dhe dobėson sistemin imunitar. “Unė mendoj se stresi vret mė shumė njerėz nė botė se gjithēka tjetėr”, shprehet Dr.David Fein.

14- Meditoni

Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor nė spitalin Mendor tė Izraelit nė Nju Jork, mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar stresin dhe pėr tė siguruar njė jetė mė tė qetė ėshtė meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e kėqija dhe tė lejon tė pėrqendrohesh nė qetėsi. 15 minuta meditim kanė treguar se krijojnė njė gjendje mė tė plotė relaksi sesa njė gjumė i rėnduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do tė ishin tė shėndetshme. Uluni me shpinėn drejt dhe provoni tė qetėsoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojė tė pėrqendroheni te fjalėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
14 menyra per te jetuar me gjate
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat | Natyrore :: Fizikė-
Kėrce tek: